Ish-kreu i ISHP Besnik Jakaj: Shumë të infektuar mjekohen në mënyrë të gabuar

Besnik Jakaj, ish-drejtor i Institutit të Shëndetit Publik, thotë se shumica e të infektuarve me COVID-19 e kalojnë virusin pa shenja, por ai thotë se problem mbeten personat më imunitet të dobët.

“Personat vulnerabël, ata që janë më të dobët, stina e vjeshtës i ngarkon dhe me virozat e tjera mbi vendoset”, tha ai në Euronews.

Jakaj nga ana tjetër foli edhe për një panik jo real gjë që ndikon për keq pasi ul imunitetin tek njerëzit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu tha se, qeveria nuk e ka menaxhuar mirë situatën e pandemisë duke thënë se një nga gabimet ishte mos përfshirja e mjekut të familjes dhe mos testimi masiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ka një keqmenaxhim. Në mënyrë të vazhdueshme qeveria kanë bërë më shumë propagandë dhe kanë bërë menaxhim të centralizuar. U vonua përfshirja e mjekut të familjes. Nuk ka pasur testim masiv pasi kjo do të sillte ndërprerjen e përhapjes masive”, shtoi ai.

Ish-kreu i ISHP-së tha se kemi kolaps spitalor sa i takon trajtimit të pacientëve duke theksuar se nuk është vetëm çështje shtretërish.

“Ka shkuar në një kolaps në kuptimin e plotë sistemi spitalor sepse nuk mjaftojnë spitalet covid-1, covid-2 dhe covid-3, nuk është çështje shtretërish por është çështje menaxhimi.

Trajtimi i pacientëve në spitalet rajonale nuk do të krijonte këtë hinkë në spitalet covid dhe nuk do të krijonte këtë panik në popullatë që presin me orë të tëra në ambulancë. E gjitha është një keq menaxhim”, tha z. Jakaj

Ai shprehu shqetësim edhe për personat që po mjekohen në kushtet e shtëpisë pasi tha se po trajtohen me telefonata dhe whatsapp.

“Ka shumë që janë në oksigjenoterapi në kushte shtëpie, por këtë gjë në rastin më të keq duhet ta monitorojë mjeku kurse në rastin më të mirë re minatori, por vetë qytetarë trajtohen me këtë terapi pa bërë një bilanc”, përfundoi mjeku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?