Ish-kryebashkiaku bëhet fermer, Meta: Në qeverisjen e PL-së do të marrin pagesë direkte 1000 euro/hektar

Ish-kryebashkiaku prej dy mandatesh i Bashkisë Lezhë, Viktor Tusha është bërë një fermer. Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa është takuar me Tushën, thotë se në qeverisjen e PL-së, fermerët do të marrin pagesë direkte 1000 euro/hektar. ”Pa mbështetur Bujqësinë dhe Blegtorinë nuk e ndalim dot shpopullimin dhe nuk e bëjmë dot Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus. Shqiptarë, bëhuni gati të ktheheni në tokat tuaja të begata dhe të largojmë Lugatin”,-shkruan Meta.

Postimi i plotë

Shpopullimi dhe largimi i fuqisë punëtore e detyroi Viktor Tushën të bëhet një fermer “i detyruar”, përveçse një drejtues politik i talentuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë rast e siguroj Viktorin, por edhe të gjithë fermerët që merren me vreshtari se me Partinë e Lirisë nesër në qeverisje do të përfitojnë pagesë direkte 1000 Euro/hektar ose 100 Euro/dynym, bashkë me shumë ndihma dhe mbështetje konkrete financiare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pa mbështetur Bujqësinë dhe Blegtorinë nuk e ndalim dot shpopullimin dhe nuk e bëjmë dot Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus. Shqiptarë, bëhuni gati të ktheheni në tokat tuaja të begata dhe të largojmë Lugatin!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?