Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi thirret në SPAK
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi ka shkuar sot në SPAK, ku është pyetur për rreth një orë.
Roshi u pyet nga prokurorja Enkeleda Minollaj dhe në përfundim, ish-kryebashkiaku u largua nga ambientet e SPAK pa dhënë asnjë prononcim për mediat, ndërsa u kujdes që mos dukej në kamera.
SPAK është duke hetuar për abuzime me tenderat publikë në bashkinë e Kavajës, gjatë kohës që ky institucion drejtohej nga Elvis Roshi.
Me kërkesë të SPAK, Roshi është pyetur nga oficeret e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe si ish-titullar institucioni publik.