Ish-kryebashkiaku i Lushnjës paraqitet në SPAK

Ish-kryetari i bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, është paraqitur sot në SPAK.

Ai është parë të hyjë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i shoqëruar nga avokati i tij.

Fatos Tushe ka qenë i dënuar më parë për “shpërdorim detyre” dhe lejim të ndërtimeve pa leje.

Tushe u arrestua në korrik të vitit 2021 nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

SHKARKO APP