Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, shkresë Gjykatës së Apelit: Nuk mund të qëndroj në qeli, jam me kriza në zemër
Ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, i cili është arrestuar për abuzim me tenderat i është drejtuar me një shkresë Gjykatës së Apelit, për të kërkuar lirinë.
Avokati i Tushes i ka dërguar Gjykatës një shkresë, ku pretendohet se ish-kryebashkiaku e ka të pamundur të qëndrojë në qeli për shkak të problemeve shëndetësore.
Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku Tushe vuan prej vitesh nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akte, alergji ndaj disa ushqimeve si dhe problemet me mushkërinë.
“Z. Tushe vuan prej vitesh nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akute, nga mushkëria si dhe është alergjik/intolerant ndaj disa ushqimeve. Problemet shëndetësore të tij provohen nga të dhënat e pasqyruara në dokumentet e poshtëshënuara”, thuhet në shkresë.
Po ashtu ai ka deklaruar nuk është i rrezikshëm, dhe se është i gatshëm që të ofroj garanci pasurore që të lirohet.