Ish-kryebashkiaku socialist del sot para gjykatës

Ka nisur që prej orës 8:30 seanca me dyer të mbyllura ndaj ish-kryebashkiakut të Fushë Arrëzit, Fran Tuci, i arrestuar me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre.

Fran Tuci njihet sot me masën e sigurisë, ndërsa Prokuroria ka kërkuar arrest shtëpie.

Tuci dyshohet nga SPAK me mosveprimet e tij lejoi hapjen e një rruge rurale me gjatësi 1.8 kilometër , që dëmtoi një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor, pronë e bashkisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, pas inspektimit të kryer në terren, kap vlerën e konsiderueshme të 234 milionë lekë, i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes se regjistruar pranë ASHK, Drejtoria Vendore Pukë, si pasuri të llojit “Pyll” në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz”, deklaroi zyrtarisht SPAK .

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?