Ish-kryeministri Berisha: Do regjistrohemi si koalicion me LSI-në për zgjedhjet e 6 marsit. Koalicioni do quhet “shtëpia e lirisë”

Ish-kryeministri Sali Berisha konfirmoi se kandidatët e tij për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit që do të garojnë në koalicion me LSI-në.

Ne marrim pjesë ne zgjedhje sepse bojkoti nuk është opsion për ne, sigurisht që do ketë një marrëveshje me një koalicion në përputhje me ligjin dhe do paraqitet edhe logoja të cilin çdo shqiptar e ka të qartë se logon tonë të vërtetë e ka konfiskuar Rama. Por kjo nuk i pengon ata që ta shohin të shkruar në ballin e këtyre zotërinjve dhe të gjithë mbëshetësve të kësaj partie. Do të regjistrohemi si koalicion me LSI-në. Po diskutojmë edhe me parti aleate është në finalizim“, tha Berisha për gazetarët.

Gjithashtu ish-kryeministri Berisha u shpreh se po negociohet edhe me parti të tjera. Po ashtu Berisha tha se emri i koalicionit është: ‘Shtepia e Lirisë’

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Nuk ka liri të vërtetë pa votën e lirë. Dua të zotohem para jush se ky proces do të ridimensionohet dhe në të ardhmen do të përsoset me ekspertizën më të shkëlqyer. Shtetet e Bashkuara kryesojnë me praktikën demokratike. Ne kemi miq që kanë shprehur gatishmërinë dhe mbështetje për vendosje të primareve dhe gatishmëri për të asistuar forcën tonë politike në zbatimin e standardit të avancuar në përzgjedhjen e kandidaturave. Hapi që do të bëhet do të jetë cilësor pasi në të gjitha primaret, për veç kryetar partie do votojë me të drejtën e votës edhe simpatizantët. Besoj se PD nuk mund t’i garantojë shqiptarëve votën e lirë nëse ku ia garanton anëtarëve të saj. Para syve tuaj po ndodh një transformim i madh. I ftoj të gjithë anëtarët e PD ta shndërrojmë këtë energji, në një energji të fitores. Këta zotërinj janë të parët në historinë e vendit që dalin nga vullneti i lirë’, tha Berisha, ndërsa falënderoi Voltana Ademin për përkushtimin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pyetje: KQZ ka njohur zotin Basha?

Berisha: Edi Rama me bandat e tij ka konfiskuar në një akt madhor kriminal politik siglën e PD. Ne e konsiderojmë atë të konfiskuar, qëllimi më madhor ishte që ne të mos merrnim pjesë në këtij zgjedhje. Ne marrim pjesë në zgjedhje sepse bojkoti i zgjedhjeve nuk është opsion për ne. Do të ketë një marrëveshje në koalicion në përputhje me ligjin dhe në atë marrëveshje do të paraqitet dhe logoja që çdo shqiptar e ka të qartë se logon e vërtetë e ka konfiskuar Edi Rama. Luzlim Brava është peng i Edvin Ramës dhe natyrisht që do e blindojnë në mënyrë skandaloze selinë  e PD siç mori për mbrojtje vrasës trafikantë. Unë kam besim tek anëtarët e PD që do t’i përgjigjen këtyre qëndrimeve të peng Bashës me injorim dhe sëbashku me demokratët do të votojnë.

A është Lëvizja Socialiste pjesë e koalicionit?

Berisha: Po është pjesë e koalicionit

Kush janë parti të tjera aleate?

Berisha: Po negociohet

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?