Ish-kryeministri suedez vizitë në Shkodër, këshilla që i jep Ditmir Bushati

Ish-kryeministri i Suedisë, një personazh i njohur i politikës europiane Carl Bildt ka zgjedhur të vizitojë qytetin e Shkodrës në këto ditë gushti.

Nuk dimë nëse rastësisht, apo rrethanat e kanë çuar në një nga qytetet më të lashta të Shqipërisë, por vetë Bildt ka postuar një foto ku shkruan: “I ndodh njeriut të përfundojë në Shkodër. Por ia vlen është një qytet interesant”.

Në statusin e këtij të fundit ka reaguar ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili i jep disa këshilla dhe lavdëron qytetin e origjinës së tij, aty ku edhe ka dalë deputet:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shkodra është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Një qytet që kombinon trashëgiminë astro-hungareze me atë Veneciane dhe otomane. Plus atë të socializmit sigurisht. Ka pafund gjëra për të parë në qytet dhe zonat përreth”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Carl Bildt ka shërbyer si kryeministër i Suedisë në vitet 1991-1994 dhe si ministër i Jashtëm në vitet 2006-2014. Sot është bashkë-kryetar i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme.

foto galeri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?