Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës: Loja e kufijve ishte që Thaçi të mos iu dhimbte njeriu kur të arrestohej!
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani thotë se ideja e ndarjes së vendit nuk ka qenë e ish-presidentit Hashim Thaçit. Për këtë ai akuzon kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
“Idenë e ndarjes së Kosovës nuk e ka sjellë Hashim Thaçi, por Edi Rama”, – tha Hasani në emisionin “Pressing” të T7. Sipas tij ideja ka pasur si qëllim të delegjitimonte Thaçin.
“Unë kam besuar, edhe sot besoj, që ajo ide ka pasur delegjitimin e Hashim Thaçit. Që kur ai të shkonte në Gjykatën Speciale mos me ju dhimbtë kërkujt”, – ka deklaruar Hasani.
Ai ka folur edhe për takimin e Thaçit me presidentin rus, Vladimir Putin.
“Rama me Vuçiçin kanë besu që mundet me kriju një momentum. Kështu ka ardhur edhe takimi i Thaçit me Putinin” – tha ai.
Hasani ka kritikuar edhe analizën e krye-akademikut, Mehmet Kraja i cili në emër Akademisë së Shkencave dhe Arteve publikoi një analizë që është kritikuar në opinionin e Kosovës.
KOHA JONË SONDAZH

