Ish-ministri Bushati i del në krah Kurtit: Plani franko-gjerman ka elementë që flasin për një njohje implicite

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e cilëson hap përpara në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, takimin që kryeministri Albin Kurti zhvilloi dje në Bruksel në Aleksandër Vuçiç.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, tha se plani evropian ka disa elementë mjaft pozitivë për Kosovën, ku përmendet reciprociteti, pranimi i integritetit dhe dhe sovranitetit territorial të Kosovës, por edhe për pandryshueshmërinë e kufijve.

“Mendoj që është një hap përpara në një proces të gjatë dhe sfidues që ka lidhje me normalizmin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi njohur vetëm me tekstin e planit evropian, por ende nuk dimë detajet që duhet të përbajë aneksi i këtij plani dhe mekanizmi i implementimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Plani ka disa elementë mjaft pozitivë, sepse për herë të parë flitet për reciprocitetin, pranohet integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës, për pandryshueshmërinë e kufijve. Natyrisht, njohja e pasaportës kosovare, njohja e simboleve të Kosovës janë elementë që flasin për një njohje implicite”, theksoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?