Ish-ministri Bushati shpërthen kundër oligarkëve që kanë kapur qeverinë (VIDEO)
Deklarata e disa muajve më parë nga ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në Kuvendin e Shqipërisë, i përkon realitetit të sotëm, që është ndarja e qeverisë nga oligarkët. ”Unë kam respekt për kapitalin, i heq kapelen çdo biznesmeni të ndershëm shqiptar, por duhet të ndahemi me oligarkinë. Oligarkia është një problem shqetësues në të gjitha vendet e botës dhe niveli i penetrimit në politikë dallon nga fuqia dhe fortësia e institucioneve. Duhet ta përballojmë këtë realitet”,-thotë ndër të tjera Bushati.