Ish-ministri: Emërimi i Besnik Muçit në Gjykatën Kushtetuese, lajm i mirë për drejtësinë

Ish-deputeti dhe ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka komentuar emërimin e  Besnik Muçit, nga Presidenti Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese, teksa thekson se ky është lajm i mirë për drejtesinë.

Sipas Halimit, si prokuror, Muçi nuk ka qenë asnjëherë i përfolur. “Ka patur vazhdimisht dosjet e zyrtarëve të qeverive në pushtet dhe u ka bërë ballë presioneve edhe pse qeveritë nuk e kanë pëlqyer kurrë se nuk bënte kompromis.”

“Emërimi i tij sot nga Presidenti është një vlerësim që nderon padyshim Institucionin, është një vlerësim i duhur për Besnikun që e ka merituar plotësisht këtë detyrë të rëndësishme”,- shton, ndër të tjera Halimi.

Në vijim postimi i plotë i Halimit

Emërimi i Besnik Muçit në Gjykatën Kushtetutese është lajm i mirë për drejtësinë.

Prokurori Muçi nga sot është anëtari i parë i Gjykatës Kushtetuese që emërohet pas ndryshimeve Kushtetuese të 22 korrikut 2016. Ai e ka arritur vetë gjithçka në jetë. Vjen nga një famije e thjeshtë në periferi të Pogradecit, asnjëherë i përfshirë në aktivitete politike. Ndoqi studimet në Tiranë e pastaj Shkollën e Magjistraturës. Arsimim mbresëlënës me meritën e vet.
Si prokuror ka qenë i papërfolur kurrë në dijeninë time. Ka patur vazhdimisht dosjet e zyrtarëve të qeverive në pushtet dhe u ka bërë ballë presioneve edhe pse qeveritë nuk e kane pelqyer kurrë se nuk bënte kompromis.

Si prokuror i krimeve të rënda nuk ka dështuar në procese duke përballuar presionet e duke bërë një jetë të thjeshtë në Tiranë.
Emërimi i tij sot nga Presidenti është nje vlerësim që nderon padyshim Institucionin, është një vlerësim i duhur për Besnikun qe e ka merituar plotësisht këtë detyrë të rëndësishme.

Emërimi i Besnik Muçit është një vendim që duhet përshëndetur dhe një lajm i mirë për drejtësinë.

SHKARKO APP