Ish-ministri Gjiknuri nga Vlora: Kush vjen me shpatë, vdes nga shpata. Ne kemi ardh me votë…
Nga mitingu në Vlorë, ku ndodhet kryeministri Rama, ka folur edhe deputeti i Vlorës, ish-ministri Damian Gjiknuri. Ai ka thënë ndër të tjera se “Kush vjen me shpatë nga shpata vdes. Ne kemi ardhur me votë e vetëm me votë do ikim”.
Pra nënteksti i Gjiknurit është se PS-ja dhe Edi Rama ikën vetëm me votë, duke aluduar për protestën e opozitës në Tiranë se “nuk merret me shpatë pushteti”, pasi sipas deputetit të Vlorës opozita po kërkon ta marrë me forcë pushtetin. Dhe se “shpata” (forca e shtetit) do ti pres kokën atyre që e marrin me dhunë, pushtetin.
KOHA JONË SONDAZH

