Ish-ministri i Drejtësisë: Prokuroria të verifikojë, ka qënë apo jo Edvin Rama i ndaluar në Francë

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ka drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, një thirrje për të hetuar mbi akuzat e fundit drejtuar kryeministrit Edi Rama, se ai ka qënë i ndaluar nga policia në Francë për trafik ikonash të vjedhura.

“Që të sqarohet njëherë e mirë publiku, Prokuroria e Përgjthshme duhet të verifikojë lajmin-akuzë të bërë nga disa persona, sipas rë cilëve “Edvin Rama në vitin 1994 ka qënë i ndaluar nga Policia Franceze për trafik ikonash”.

Është e vërtetë apo jo?!

Natyrisht kjo nuk pritet të sqarohet nga vetë Rama, por si për të gjithë të tjerët subjekt i ligjit të dekriminalizimit, Prokuroria e Përgjithshme duhet të bëjë verifikimet e rastit. Ka qenë apo jo i ndaluar nga policia Franceze? Vetëm kaq! Nuk besoj të ketë bërë trafik ikonash sepse nuk do ta kishin lëshuar…

Pa dyshim e mira do ishte të sqarohej roli dhe përgjegjësia e shtetasit Edi Rama në financimin e fushatës së Obamës. Por le të sqarojë si fillim lajmin mbi ndalimin në Francë, se këtë të Amerikës e qëndisin vetë Amerikanët…

Kjo është e vetmja rrugë që e ndan shpifjen nga e vërteta.

Të tjerat janë dëngla,”– shkruan Manjani në një postim në Facebook.

SHKARKO APP