Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani: Drejtimin e selisë blu e merr Komiteti Drejtues i votuar sot

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani tha sonte se “Sipas vendimeve të Kuvendit, nuk ka asgjë tjetër në jetën organizative se sa një komitet drejtues, komisioni i përkohshëm.

Ai është zoti i PD-së: shkruan, vulos, përfaqëson PD në marrëdhëniet me të tretët. Organizon jetën e brendshme, drejton çdo gjë.

Ai komision shkon direkt në zyrat e PD dhe fillon punën.

Se kush rri në zyrë e kush jo, kjo është çështje e rojes së PD-së.

Kush do t’i ndalë ata? Kanë marrë një mandat për të drejtuar PD-në në të gjitha aspektet e PD dhe për të përfaqësuar PD. Këtu është i mbyllur diskutimi.  Nëse duam të krijojmë anë tjetër, kjo është logjikë përplasje, hajde të gjejmë se kush është më i forti”, tha Manjani.

Prezencën e policisë përreth selisë së PD, Manjani e quan logjikë përplasje.

“Nëse disa uzurpatorë mendojnë se do t’i ruajë 24 orë në 24, Policia e Shtetit që ka lënë shtetin për punët e partisë. Logjika është që Kuvendi ka marrë vendime dhe ato vendime duhet të zbatohen”, u shpreh Manjani.

SHKARKO APP