Ish-ministri i Jashtëm: Soreca, “ndërmjetësi” pas pilafit?

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami ka reaguar për deklaratat e ambasadorit të BE, Luigi Soreca për konsensus mes palëve politike. Islami i kujton ambasadorit të BE se përse nuk reagoi kur Edi Rama shkatërroi konsensusin e 5 qershorit me opozitën.

“A ju thashë se Rama po e sulmon BE per te bere pazar per mosndeshkimin e zullumeve? Ka dale Soreca, si kofini pas të vjelave dhe kërkon konsensus të cilin e ekzekutoi vrasësi i integrimit europian, Edi Rama. Opozita do të duhet të jetë dakord që të rivendoset konsensusi i 5 qershorit, dhe te shkohet ne zgjedhje me rregulla loje te miratuara me konsesnsus. Por ne asnjë rast nuk duhet të pranoje pazarin për mosndeshkimin e zullumeve të Rames! Shqipëria do të shkojë në Europë kur të largohet e ndëshkohet Edi Rama! Gjithçka tjetër është pazar!”,- deklaron Kastriot Islami.

SHKARKO APP