Ish-ministri i PS, Elmaz Sherifi: Donit Venecian, zbatoni opinionet

Nga Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS

E mjera Shqipëri. Filozofi Surealist i së Drejtës të katandisi si mos më keq. Pa Gjykatë Kushtetutese, pa Gjykatë të Lartë, pa vetëqeverisje vendore dhe pa shoqeri civile. Por të jemi të vërtetë. Ndërtoi me Lleshin, policinë e “hurit” dhe gazit lotsjellës. Bëri legjislacionin e “antishpifjes”, qe t’i mbyllte gojën cilitdo që kritikon qeverisjen anarkiste. I hoqi gradualisht kompetencat presidentit, se ishte institucioni i vetëm që nuk e kishte kapur, dhe për ta legjitimuar politikën e tij anarkiste, mendoi t’ia vinte vulën me opinionin e Komisionit të Venecias, si të ishte vendimi i Gjykatës Kushtetutese. Ja ku erdhi edhe opinioni i Komisionit të Venecias, që i konsideron antikushtetuese procedurat e Dvoranit dhe ligjin që betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetutese të bëhej në “rrugën e partisë”.
Zbatoni tani Opinionin e Venecias për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetutese dhe atë të KE për ligjin “antishpifje”!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?