Ish-ministri i PS, Elmaz Sherifi: Kënga për asambleistët! Parodisti Rama dhe mjeshtri i këngës Shpëtim Levendi
Nga Elmaz Sherifi
Kënga për asambleistët!
Asambleistët këtë herë nuk e zhvilluan mbledhjen brenda, te “Kodra e Deshmorëve”, por u pështollën te “Teatri i Liqenit” nga “bashkëkryetarët”, Parodisti Rama dhe mjeshtri i këngës Shpëtim Levendi.
Më ndjeni, nuk fantazoj. Rama ka shpërndarë videon i ulur krah më krah me Levendin, te stoli i Lali Erit, paksa në errësirë pranë Teatrit, dhe e thotë duke qeshur, se, pas këngës “ku të ka lala moj piciruke”, do të mblidhte me mjeshtrin e këngës asambleistët.
Asambleistët, u pështollën e megjithëse ishin në ajër të pastër e në distancë, mbanin maska. Pasi dëgjuan parodinë e aktorit më të famshëm të “estradës së socialistëve” i zhgënjyen gazetarët, analistët dhe socialistët, sepse nuk u zbatua statuti i partisë, për zgjedhjen e organeve drejtuese, nuk do të ndryshojë as qeveria!
Asambleistët nuk i hoqën maskat.
Vendimet u morën me heshtje.
Tre ishin vendimet e trupës së estradës së pantomimës.
1. Sa herë Rama është në hall e në panik Nano shpallet “lider historik’!
2. Nuk do të zgjidhen as kryesia, as sekretarët se perçahemi para zgjedhjeve.
3. Në mandaten e tretë do të ndertojmë tre aeroportet që premtuan në mandatin e dytë.
Ju lutem socialistë, mos u mërzitni. Nëse e keni seriozisht nigjoni këngën e Shpëtim Levendit.
Te fala asambleistëve të kooperativës!