Ish-ministri i PS, Elmaz Sherifi: Qeveria ka mbetur në klasë

Nga Elmaz Sherifi, ish-minstër i PS

Para dy vjetësh qeveritarët përdornin me tepri togfjalëshin: “i kemi kryer detyrat e shtëpisë”, për të “ngopur me lugën bosh” opinionin, duke ia lënë përgjegjësinë e moshapjes së negociatave me BE, që sipas Ramës, kishte problemet e saj të brendshme. Propaganda qeveritare pati kurajë që të dekoronte edhe zyrtarët më të lartë të BE, për “hapjen e negociatave”!
Krijimi i institucioneve të reja të BE, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, po zbardh gradualisht rrenat qeveritare dhe ato të disa zyrtarëve europianë.
Kryeministri i Shqipërisë vazhdon “Avazin e Mukës”.
Ai përsëri deklaron se “nuk ka kushte’! Me sa kuptohet ai është nën efektin e “avujve” që krijojnë “optimizëm” për ëndrrën e tij të “mandatit të tretë”.
Që tani ka shpallur “pllanin dhjetëvjeçar” të zhvillimit të Shqipërisë në infrastrukturë, dhe garën e ka akoma me atë që në 2009 e quante “plaku i fundit i qeverisjes se vjetër”. Matet me Berishën.
Mirëpo, Berisha brenda qeverisjes së tij i bëri dy tunele, atë të Kukësit dhe të Elbasanit. Ndërsa “përfaqësuesi i politikës së re” në tetë vjet qeverisje ka “ndërtuar” vetëm projektet me 3D, të porteve, aeroporteve, dhe së fundmi edhe projektin e Llogarasë. Në propagandë është kampion, dhe gjithçka e bën, që të “harrohet” mbetja në klase, nga mosplotësimi i standardeve të qeverisjes, prandaj nuk hapen edhe negociatat.
Parlamenti Europian po tregohet i pamëshirshëm. Pasi u degjua edhe ligjerata naive, se “nuk ka kushte”, amendamenti që në parim u votua me 388 vota, kur kaloi votimi përfundimtar me 532 vota, deputët e të gjitha krahëve politike ligjeruan 15 kushtet e vendosura më parë nga KE, por që mohoheshin publikisht nga kryeministri i Shqipërisë.
Me miratimin e kushteve qeverisja ka rënë. Ajo formalisht lë të veprojë. Por ajo do të jetë para sfidave të përditshme. Tani Kuvendi i Sajuar do të detyroget të rikthejë shumë nga ligjet që ka votur. Është e detyruar të plotësojë Gjykatën Kushtetutese dhe Gjykatën e Lartë. Gjykata Kushtetutese do të shqyrtojë legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të qershorit 2019, sipas edhe opinionit të Komisionit të Venecias. Sepse zgjedhjet vendore nuk i plotësojnë standardet demokratike që të shpallen të vlefshme, pasi kanë marrë pjesë subjekte zgjedhore të paligjshme, të cilat nuk janë shpallur subjekte elektorale nga Gjykata e Tiranës. Këtë fakt e ka deklaruar edhe Raporti i OSBE dhe ODIHR.
Propaganda qeveritare do të bëhet edhe më agresive, për të mbuluar mbetjen në klasë.
Por tani, të gjithë po e kuptojnë se qeverisja “ka ambetur rrugëve”!

SHKARKO APP