Ish-ministri i PS: Puçi i Ardian Dvoranit nxjerr zbuluar reformën në drejtësi. Roli i armatës Ruçi-Gjoni dhe ambasadorëve të SHBA e BE

Nga Elmaz Sherifi

Kryetari i Shtetit po denoncon me fakte ”puçin kushtetues”. Iniciator i deformimeve të procedurave për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetutese është kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Bashkëpuntorë janë bërë Kuvendi dhe ministria e Drejtësisë. Me heshtjen e tejzgjatur në këtë bashkëpunim përfshihen edhe Ambasada e SHBA dhe Delegacioni i BE. Të shohim si do reagojë Komisioni i Venecias, pas kërkesës që iu bë nga Kryetari i Kuvendit dhe Kryetari i Shtetit për procedurat e emërimit të anëtareve të Gjykatës Kushtetutese. Tani të gjithë ata që dëshirojnë suksesin e asaj që është trumbetuar si Reforma në Drejtësi, po e shohin në ekran, se si është realizuar “Puçi Kushtetutes e Institucional”, që emërtohet si “grusht shteti”! Meta ka tejkaluar çdo etikë të kryetarit të shtetit në komunikimin publik, pasi askush nuk i përgjigjet zyrtarisht kërkesave të tij. Kryetari i Shtetit ka të drejtë të “ulurijë”, kur shkeljet e kushtetutës, të ligjeve e procedurave të emërimeve janë të dukshme dhe ata që pretendojnë se janë “harrtuesit e reformës” i hoqën kompetencat kryetarit të shtetit për hetimin, të cilit kushtetuta ia njeh! Edhe “Baba Taku” dha leksion ç’është grushti i shtetit. Dhe ka shumë të drejte. Sepse deputet bëhej nga lista e socialisteve, dhe aktivitetin e kryente te Meta. Prandaj mund të thosha se “kur shikoj prapa, jam kundër Metes. Kur shoh përpara jam me kryetarin e shtetit, që denoncon shkeljet Kushtetutese”! Pas denoncimit të fakteve është në provë SPAK!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?