Ish-ministri i PS-së letër të hapur ambasadores: Zonja Kim, vendosni në rresht kalemxhinjtë e oborrit të Ramës!

Nga Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS

“Kim, bjeru si Lu” !

E nderuara ambasadore! Ju i mbyllët përfaqësuesit e Këshillit Politik në Selinë tuaj, derisa u nënshkrua marrëveshja për ndryshimet në legjislacionin zgjedhor. Marrëveshjen e përshendeti edhe Sekretari  Amerikan i Shtetit z. Pompeo !

Unë nuk kam përkrahur dhe nuk e quaj aspak normale që ambasadorët ta kenë këtë rol. Por shtetarët e Shqipërisë, vetë ua kanë besuar këtë rol. Ambasadori  Lu i detyroi deputetët si dele të votonin në rresht Reformën në Drejtësi.

Mire ua bëri!

Të njëjtën gjë duhet ta bëni edhe ju me deputetët listarë, të cilët, pas firmosjes së marrëveshjes, kanë filluar “kryengritje në gjunjë” !

Tani besoj se shqiptarët po e kuptojëe në këmbët e kujt është “topi”.

Ju e latë topin në këmbët e Bashës. Ai e gjuajti dhe me sa po kuptohet e ka shqetsuar oborrin dhe kalemxhinjtë e oborrit në PS.

A i patë? Mënjëherë deputetët listarë filluan takimet, madje me prezencen e medias me kryetarin e Kuvendit, ndërsa në “errësirë” me kryeministrin.

Në Kuvend të dy palët ishin të qeshur. Ndërsa kryeministri pas takimit me “kryengritesit në gjunjë”, ishte i “nxirë” dhe  “shqetesuar”, pasi sipas tij, listarët i kishin vendosur disa kushte, të cilat nuk i artikuloi, por tha, se nuk kishte fuqi për t’i bindur. Pikërisht në këtë moment formuloi edhe tezën e filozofise surealiste të së drejtës: “janë të ndërlikuar. Duhet edhe kontributi i Bashës” !

Për të kuptuar çfarë ishte diskutuar në fshehtësi, nuk duhet shumë mend. Mjafton të njihemi me filozofinë popullore, si me thoshte dikur një miku im, inxhinier e drejtor Resmiu, në Minierën e Qymyrgurit në Memaliaj : “Nëse shikon minjtë që levizin me shpejtësi e ulurijnë nëpër galeri, dil se të zuri masivi brenda” .

I keni parë e nderuar ambasadore,  se si, pas takimit me  kryeministrin, listarët janë trimëruar, kundërshtojnë marrëveshjen që institucionet e SHBA e përshëndeten dhe kërkojnë ndryshimin e kushtetutës. Tërë ” kompetence profesionale”, ata kërkojnë të ndalohen Koalicionet para zgjedhore! Fiks atë që kërkoi edhe Damiani te “Cani ” mbrëmë !

Kalemxhinjtë e oborrit kanë filluar të zbërthejnë tezën e Filozofit Surealist të së drejtës. “kryengritesve në gjunjë” mendjen duhet t’ua mbush Basha, për të hequr dorë nga kërkesat, sepse, sipas kalemxhinjve, Basha, i bëri deputet.

Janë të paparë i tërë ky kor propagandistësh, kalemxhinjë të oborrit. Ata që iu binden Ramës, e nuk e pyeten Bashen dhe u bënë deputetë duke i zënë edhe vendin në Kuvend, tani duhet të binden nga Basha, që as e kanë llogaritur, por janë tallur më të !

Besoj i keni ndjekur kalemxhinjte e oborrit zonja ambasadore!

Të gjithë kalemxhinjtë “argumentojnë” tezën e filozofit surealist të së drejtës, se detyrën për të bindur “kryengritesit në gjunje” e ka Basha!

Në të kundërt, ai është kundër marreveshjes!

Kalemxhinjtë janë shqetsuar shumë edhe nga përfundimi i mandatit të Dvoranit, si anëtar i Gjykatës se Lartë. Sipas tyre tani mori fund edhe Reforma në Drejtësi.

Shqiptarët po e ndjekin Komedine Politike për të kuptuar, se kush është kundër marrëveshjes.

Ndiqni metoden e paraardhësit Lu. Listarët deri tani kanë pretenduar se i morën mandatet me orjentimine e SHBA.

I vendosni në rresht  se e kanë qejf atë metodë!

Si ambasadori Lu, me dru vijnë në rrjesht ata!

SHKARKO APP