Ish-ministri i PS-së: Rudina Hajdari, zëdhënësja e Ramës për Kodin Zgjedhor

Ish-ministri i PS-së, Elmaz Sherifi thotë se deputetja Rudina Hajdari flet dhe vepron si të jetë zëdhënësja e kryeministrit Edi Rama. Duke komentuar mbledhjen e së hënës të Këshillit Politik, Elmazi nënvizon se opozita parlamentare përdoret nga Rama për heqjen e koalicioneve parazgjedhore. ”Rama dhe opozita parlamentare janë të dashuruar me “balancën gjinore”, po ua jap unë formulën. Le të vendos në listën e tyre zgjedhore 100 % femra. Të gjithë e kuptojnë se Rama vazhdon të bëjë gallatë me shqiptarët dhe “opozita parlamentare” është bisht i Ramës. Tani në provë është autoriteti i sekretarit Amerikan të Shtetit, Pompeo”,- shkruan më tej Sherifi.

Postimi i plotë 

“Hajdari, zedhenesja e Rames”! Dje, kur ne Keshillin Politik kishte debate, sesi do te pasqyrohen ne Kodin Zgjedhor angazhimet e pranuara ne marreveshjen e bere ne Seline e Ambasadores Kim dhe të pershendetura nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Pompeo, Rudina Hajdari, doli nga mbledhja dhe si zedhenese e Rames, i beri te ditur opinionit se “opozita parlamentare” kishte hequr dore nga “listat e hapura” dhe se kishin gjetur edhe formulen e kerkuar nga Rama per “balancen gjinore”.

Ajo deklaroi “ne propozuam qe populli le te votoj ke te doje, deputete do te behet ajo qe do partia, Rama”. Pra, sipas “opozites parlamentare”, ato femra, qe nuk i voton zgjedhesi, i ben deputete partia. A e kuptuat tani lojen e Rames dhe “opozites parlamentare”. Gjithcka po kurdiset vetem e vetem qe te mos zbatohet marreveshja e firmosur te Selia e Ambasadores Kim. Rama dhe “opozita parlamentare” tani kane dale lakurq, perpara shqiptareve dhe nderkombetareve.

Qellimi eshte eleminimi i koalicioneve parazgjedhore. Meqë Rama dhe opozita parlamentare jane kaq te dashuruar me “balancen gjinore”, po ua jap une formulen. Le te vendos ne listen e tyre zgjedhore 100 % femra. Te gjithe e kuptojne se Rama vazhdon te beje gallate me shqiptaret dhe “opozita parlamentare” eshte bisht i Rames. Tani ne prove eshte autoriteti i sekretarit Amerikan te Shtetit, Pompeo !

SHKARKO APP