Ish-ministri i PS sfidon Ramën: 5 hapa për zgjidhjen e kërkesave ligjore të naftëtarëve

Ish-ministri i PS-së, Arben Malaj thotë se janë pesë hapa të cilat i japin zgjidhje kërkesave ligjore të naftëtarëve të cilët janë në grevë prej afro një muaji. ”Qeveria Rama është fajtore dhe përgjegjëse ligjore, sepse nuk ka zbatuar ligjin për pagimin e detyrimeve dhe radhën e pagesave per sigurimet shoqerore. Në këtë vjedhje të pagave dhe sigurimeve shoqërore ku ka risqe të mëdha për korrupsion dhe vjedhje nga pronarët jo sipërfaqësorë, vërteton qeveria Rama me veprim ose mos veprim të jetë fajtore ligjore”,-shkruan Malaj në facebook.

Postimi i plotë

1-Identifikoni përgjegjësit ligjore qe nuk kane nxjerre urdhrin e bllokimit sapo ka filluar mos pagimi i pagave dhe sigurimeve shoqërore. Ata që nuk kanë nxjer urdhërin e bllokimit dhe aktivizimin menjeherë të përmbarimit nuk janë punonjës të thjeshtë, janë qeveritarë ne shërbim te oligarkëve dhe për arsye korruptive.

2.Identifikoni në çdo nivel të pagesave nga thesari kush ka shkelur radhën e pagesave duke lejuar oligarkët të punojnë duke mos paguar pagat dhe sigurimet shoqërore.

3-Identifikoni nga kontabiliteti i kompanisë kush ka përfituar pagesa jashtë radhës së pagesave ku pagimi i sigurimeve shoqërore është i pari. Verifikoni librat e arkës dhe të bankës të kompanisë, për të identifikuar pagesat në shkelje te radhës së pagesave.

4-Kerkoni rivendosje në radhë të pagesave jashtë radhës për tatimet, për doganat, për kompanitë private furnitore, për individët që kanë përfituar, duke arkëtuar shumat e nevojshme për pagimin e pagave dhe sigurimeve shoqërore.

5-Me këto anullime të pagesave jashtë rradhës për institucionet publike dhe kompanite private kryeni pagesat e pagave dhe sigurimeve shoqërore për naftëtarët.

SHKARKO APP