Ish-ministri i PS: Vendimi dërguar Euralius V, është procedurë anti-kushtetutese e anti-ligjore

Elmaz Sherifi

Nga Prof.Elmaz Sherifi*-
Eksperimenti i Reformës në Drejtësi ka dështuar me sukses Këshilli i Lartë Gjyqësor veprimtarinë e tij e kryen në përputhje normat juridike kushtetutese dhe ligjin Nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Presidenti i Republikës së Shqipërisë që në majin e vitit 2019, i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor miratimin e akteve nënligjore normative që mundësonin plotësimin e Gjykatës së Lartë me anëtarët e saj peër ta bërë funksionale. Por ky institucion shumë i rëndeësishëm, duket se nuk ka aftësitë profesionale për ushtrimin e kompetencave kushtetuese e ligjore dhe cenoi afatet ligjore, duke vonuar plotësimin e Gjykatës së Lartë dhe në mënyrë të pakuptimtë i kërkonte ndihmë Euralius V, ashtu si po vepron edhe tani për t’i dhënë përgjigje kërkesës së Kryetarit të Shtetit, në lidhje me zëvendësimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë Dvoranit, mandati ligjor i të cilit ka përfunduar vite më parë. Vendimi i marrë për t’ia dërguar interpretimin e kërkesës përsëri Euralius V, është procedure anti kushtetutese e anti ligjore dhe po tregon në mënyrën më të qartë se eksperimenti i Reformës në Drejtësi ka dështuar me sukses. Këshilli i Lartë Gjyqësor vendim me ngjyrim politik Këshilli i Lartë Gjyqësor, nëse do të ishte organ që do të krijonte modelin si qeveriset pushteti gjyqësor pas Reformës në Drejtësi, nuk duhej të priste kërkesë nga Kryetari i Shtetit për të deklaruar përfundimin e mandatit të Dvoranit, pasi ai de juro ka vite që ka përfunduar, por, duke respektuar normat ligjore të neneve 65, 83, 85, e 86 te ligjit Nr. 115/2016, do e deklaruar përfundimin e mandatit dhe do i propozonte Presidentit kandidatin e ri. Me shumë dhimbje konstatoj paaftësi të dukshme profesionale, nëse vendimi i marrë, nuk ka ngjyrime politike. Por, edhe nëse nuk ka ndikim politik, ai portretizohet para shqiptareve si institucion që nuk krijon besim për të realizuar drejtësinë si paanshmëri. Fakti që vendimi për t’iu dështuar Euralius V është marrë me 7 vota pro e 4 kundër, tregon se jo e gjithë trupa është e ndikuar dhe e paaftë. Situata bëhet edhe më shqetësuese, pasi kërkesa për interpretimin e rastit, nuk ka asnjë bazë ligjore, por, po injorohen edhe institucionet e shtetit, e në këtë rast Gjykata Kushtetutese. Pyetjes retorike, se nuk ka Gjykatë Kushtetuese, i përgjigjet precedenti absurd që e ka krijuar Kuvendi i Shqipërisë, të cilin e kam emërtuar Kuvendi i Sajuar. Në konfliktin institucional me Kryetarin e Shtetit për disa ligje, Kuvendi i është drejtuar Komisionit te Venecias, e ne rastin më justifikues te paaftësisë, edhe Keshilli i Lartë Gjyqësor, duhej t’i drejtohej të njëjtit institucion. Dështimi i Reformës në Drejtësi është parashikuar nga shumë njohës të kësaj fushe. Vendimi i marrë po bind edhe ata që nuk e kanë kulturën juridike kushtetutese.
*Ish-ministër i Partisë Socialiste.

SHKARKO APP