Ish-ministri i PS: Venecia, 1 milion shuplaka për qeverinë antikushtetuese

Nga Elmaz Sherifi- (Ish-ministër i PS)
Parlamenti i sajuar u perdor dhe keq perdor per ti dhene jete ideve anarkiste dhe rrezimimit te kushtetutes. Antikushtetuteshmeria “rrezoi” edhe “Piramiden e Hans Kelzen” i cili ne Jurisprudence konsiderohet “Babai i Kushtetues” dhe Kryetari i pare i Gjykates Kushtetutese te Austrise.
Ne 100 vjetorin e Gjykates Kushtetutese, Shqiperia eshte pa Gjykate Kushtetutese. Funksionet e saj parlamenti i Shqiperise ia “besoi” Komisionit te Venecias. E prej saj prisnin edhe vendimin per shkarkimin e Presidentit. E pa degjuar edhe kjo thragme !
Por, ja me ne fund Komisioni i Venecias u dha shuplaken, me fuqine e 1 miljon shuplakave gerryesve te Piramides se Hans Kelzenit !
Kryetari i Shtetit me nje kembengulje pergezuese ia mberriti qe me prova e fakte ta bind Komisionin e Venecias ne shkeljet flagrante Kushtetutese.
Keto nuk jane perfundime qe i nxjerr sot. Per marrezite e qeverisjes kam shkruar ne 20 qershor 2019. Statusin e kam emertuar: “Qeverisja ne Shqiperi si pikturat e Rames” ! Lexojeni.
Shqiperia ka mbetur pa Institucionet Kushtetutese. E, megjithese kjo eshte e vertete, nje “dore e padukshme” po inkurajon vazhdimin e eksperimentit. Pushtetet e shtetit te percaktuara me norma kushtetutese, nuk ekzistojne me.Pushteti legjislativ eshte nga me qesharaket ne historine politike te Shqiperise. Ngjason si kuvendi popullor i Vito Currit. Pushteti Ekzekutiv identifikohet vetem me kryeministrin, sepse ministrat jane si tespiet ne duart e Plakut Mere. Pushteti gjyqesor eshte avulluar me kohe dhe mijra dosje jane bere sa Piramida e Keopsit. Shteti eshte pa Prokuror te Pergjithshem e thuhet se eshte prokurorja e perkohesheme, e cila ka vite qe dremit, e pret te emerohet e Perhershme, per “sukseset” e arritura ! Nuk ka Kryetar te Kontrollit te Larte te Shtetit, pasi u largua se plotesoi mandatin kushtetues, u rikthye perseri duke ndjekur modelin e nje anetari te Gjykates se Larte qe ka vite me mandat te mbaruar, por pret te shkoje te Gjykata Kushtetutese qe eshte tretur si kripa. Edhe kryetari i shtetit qendron formalisht ne detyre, se dekretin e tij nuk e zbatojne komisioneret e PS ne KQZ dhe Biba po kryen funksionin e Gjykates Kushtetutese. Bashkite qe drejtohen nga Opozita ne zbatim te dekretit kundershtojne KQZ dhe ministri i brendshem do eleminoje Policite Bashkiake te tyre. OSBE nuk kontrollon realizimin e standardeve per zgjedhje te lira e te drejta, por eshte shnderruar ne prokurori e urdheron policine te burgos protestuesit. Bild shfaq masakren e krimin elektoral ku termetet ne Diber bene kerdine e sherbyen si eksperiment per 2017, ndersa ministrat e deputet e akuzuar si dhe deputet neper studio gajasen me faktet e tallen me mendimet e opinionisteve qe skandalizohen nga cfare degjojne dhe there ironi i konsiderojne ato model te zgjedhjeve demokratike.
Flaka po mbulon Shqiperine e Rama shikon cdo mengjes filxhanin duke konkuruar fallxhoren. Si e shikoni qeverisja ngjason si pikturat e Rames, qe te gjithe i shikojne, e aspak si kuptojne, vec autorit.
Historia e magistra vitae- thoshte Cezari.
Kush se kupton se cpo ndodh, le te vazhdoj te dremit ne avujt e hashashit !
KOHA JONË SONDAZH

