Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK
SPAK nuk ndalon. Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Ndaj Beqajt me kërkesë të SPAK, Gjykata ka caktuar masën detyrim paraqitje për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Beqaj tha se u paraqit në SPAK si çdo të premte.
“Sot ishte e premte, që është dita e paraqitjes. Mora dhe hard drive me të dhënat e laptopit, që u sekuestruan në apartamentin tim në 28 dhjetor. Ditë të mbarë!”, tha Beqaj.
Ish-ministri është nën hetim lidhur me koncesionin e sterilizimit.