Ish-ministri Ilir Beqaj kërkon lirimin nga burgu me garanci pasurore, ofron 5 milionë lekë

Në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) vijon seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj prej më shumë se tre orësh, për caktimin e masës së sigurisë.

Mësohet se Beqaj ka kërkuar të lirohet nga qelia me garanci pasurore me 5 milionë lekë, ndërsa ka kundërshtuar akuzat e SPAK.

Seanca ndaj tij dhe personave të tjerë të dyshuar është ndërprerë me 30 minuta pushim dhe pritet të vijojë derisa të merret një vendim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se ish-ministri u arrestua dy ditë më parë nën dyshimet për përfshirje në një skemë korrupsioni për përfitime nga fondet e Agjencisë së koordinimit të ndihmës së huaj (SASPAC), të cilën e drejtonte që prej vitit 2021, si dhe për fshehje të pasurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?