Ish-ministri Ilir Beqaj shkon sërish në SPAK
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është thirrur sot në SPAK. I shoqëruar nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, Beqaj prej disa minutash ndodhet në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Beqaj do të pyetet për koncensionin e sterilizimit. Kjo është hera e tretë që ish-ministri merret në pyetje për çështjen e sterilizimit.
Prokuroria e Posaçme është duke hetuar për veprat penale të korrupsionit e fshehjes së pasurisë, ndërsa urdhëroi kontrollin në shtëpinë e Ilir Beqajt, njerëzve të tij të besuar si dhe zyrat e disa bizneseve e kompanisë farmaceutike.