Ish-ministri Islami del nga komisariati i policisë
Ish-ministri Kastriot Islami ka dalë nga ambientet e Komisariatit numër 2. Ai është mbajtur në polici për më shumë se 2 orë. Islami është kapur nga policia për shkak se nuk mbante maskë. Efektivët e policisë i kanë kërkuar atij që t’ju jepte një mjet identifikimi, ndonëse e njihnin si person publik. Ndërsa, Islami ka thënë se nuk kishte mjet identifikimi, për shkak se ishte duke bërë vrap dhe prandaj nuk kishte maskë.
Pas pak kohësh në komisariat, Kastriot Islami është lënë i lirë nga ana e policisë.
https://arkiva.kohajone.com/shoqerohet-ne-polici-ish-ministri-socialist-kastriot-islami/
KOHA JONË SONDAZH

