Ish-ministri Kastriot Islami: Më izoluan forcërisht, ishte Rama që dha urdhërin

Placeholder Image

Ish-ministri socialist dhe profesori i njohur, Kastriot Islami ka reaguar pas daljes nga komisariati i policisë. Në një status në Facebook, Islami thotë se u izolua forcërisht nga policia.

Ai sqaron se u prezantua me emër dhe mbiemër, por përsëri policia përdori forcën. “Jam në shtëpi…! Si çdo ditë, po bëja ecjen e përditshme me veshje sportive nga parku i Tiranës në drejtim të shtëpisë… Gjykoj se ishte Edi Rama që më ndaloi dhe forcërisht më izoloi ne komisariat për rreth 1 ore e 30 minuta… Sepse ju prezantova që jam Kastriot Islami dhe përsëri përdorën forcën ndaj një profesori dhe një figure publike… ! Më shumë ndoshta do të sqaroj në vijim… Falenderoj të gjithë ata miq që më mbeshtetën me telefonata dhe mesazhe”, shkruan Islami.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?