Ish-ministri Lefter Koka u arrestua pas kallëzimit të LSI, reagon nënkryetari Petrit Vasili
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka.
Mbi ish-ministrin Koka rëndojnë disa akuza si ajo e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe është ish-zyrtari i parë i arrestuar në lidhje me dosjen e inceneratorëve, pasi nga hetimet e SPAK ka rezultuar se ka shkelje të rënda sa i përket kontratave me inceneratorët.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit
Shumë vonë, hipokrite dhe pa asnjë vlerë për të falënderuar SPAK-un.
Denoncimet dhe faktet atje kanë qenë prej shumë kohësh, por mosveprimi ka qenë i qëllimshëm dhe me regji.
Banda e aferës së incineratorëve nuk duhej të prekej para zgjedhjeve sepse ajo do të blinte dhjetëra mijëra vota të LSI për llogari të Rilindjes në Durrës,Tiranë, Elbasan, Fier, Berat etj.
Në krye të bandës është vetë Edi Rama dhe Kryetarët e Bashkive e Ministrat ende në detyrë.
Banda e icineratorëve e detyroi edhe Lulzim Bashën që të mos pranonte asnjë anëtar nga LSI në Komisionin Hetimor parlamentar.
LSI do të zbardhë të plotë dhe deri ne fund ketë aferë para popullit shqiptar.
Shqiptarët nuk duan drejtësi me regji, por drejtësi të vërtetë dhe në kohën e duhur!