Ish-ministri Panariti: Skandaloze dhe e pafalshme të prekësh Kushtetutën në mungesë të Gjykatës Kushtetuese

Ish-ministri Edmond Panariti e ka quajtur skandaloze dhe të pafalshme të ndryshosh Kodin Zgjedhor me opozitën e Re dhe si rrjedhojë të prekësh Kushtetutën në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.

“Në këto kushte pavarësisht vlerave të qëndrimeve teorike parimore të gjithsecilit lidhur me sistemet apo votimin preferencial , nuk mund të shkohet përtej konsensusit politik të pesë Qershorit për reformën zgjedhore ! Sepse nuk mund të preket Kushtetuta kur mungon garanti i saj”, shprehet mes të tjerash ish-ministri Panariti.

Postimi i plotë i ish-ministrit Edmond Panariti: 

Është skandaloze dhe e pafalshme të prekësh Kushtetutën në mungesë të Gjykatës Kushtetuese!

Në këto kushte pavarësisht vlerave të qëndrimeve teorike parimore të gjithsecilit lidhur me sistemet apo votimin preferencial , nuk mund të shkohet përtej konsensusit politik të pesë Qershorit për reformën zgjedhore !
Sepse nuk mund të preket Kushtetuta kur mungon garanti i saj.

Nëse nuk duam ta çojmë vendin në anarki!

Këtë e kanë kuptuar partnerët tanë strategjikë të cilët kërkuan miratimin e marrëveshjes pa vonesë

Për këtë arsye, në absurdin e madh të një vendi pa Gjjykata supreme dhe ku legjitimiteti i çdo pushteti dhe i proceseve demokratike është në pikëpyetje të rëndë, çdo orvatje për ndryshime të Kushtetutës është skandaloze. Nuk lipset të jesh jurist për ta kuptuar këtë.
Besoj se ka mbetur ende një fije përgjegjshëmërie te Partia në pushtet për të mos e lejuar këtë.

SHKARKO APP