Ish-ministri shpjegon se kur do të nisë rënia e infektimeve
Nga Ilir Beqaj –
Po mbushen 4 javë nga regjistrimi i parë zyrtar i prezencës së COVID 19 në Shqipëri dhe 3 javë nga fillimi i kufizimeve të lëvizjeve (përveç shkollave që u mbyllën që në fillim të epidemisë).
Të gjithë bëjmë pyetje se kur do të arrijë piku. Përgjigje të saktë askush nuk jep e nuk ka si të japë. Në fakt më shumë se kur arrihet piku ne duam të dijmë se kur do të fillojë rënia. Sepse me rënien shpresojmë të fillojnë dhe masat relaksuese.
Por të paktën informacioni bollshëm, lehtësia e lundrimit në detin e të dhënave botwrore dhe koha e bollshme për të lundruar na mundësojnë të shohim se çfarë po ndodh në vende të tjera ku epidemia ka nisur më parë se në Shqipëri dhe është zhviluar më vrullshëm se në Shqipëri.
Në vijim ilustrohet grafikisht ecuria ditore e reasteve të reja disa vende europiane. Edhe pse ecuritë janë të ndryshme vihet re një gjë e përbashkët. Pasi arrihet piku nuk paskemi thesht një majë mali. Kemi një formacion pak a shumë si një vargmal. Apo siç po quhet këto epidemia po hyn në fazën PLATEAU. Diku më i shkurtër e diku më i gjatë. Por jo më pak se 10 ditë. Pra mesa duket do të duhet të përgatitemi edhe në Shqipëri që të kemi një situatë të qëndrueshme jo më pak se 10 ditore që të fillojmë të shohim ecurinë e rënies së rasteve të reja. Të kemi edhe në plateau-në tonë. Deri athere do të mund të kemi mësuar edhe më shumë nga vendet e tjera.
Suedia është vendi që nuk ka marrë masa shtrënguese. Sipas grafikut, Suedia nuk e ka arritur ende pikun edhe pse numrin e rasteve pozitive për 1 milion banorë e ka jo të vogël, 602 raste dhe 33 të vdekur. Nuk rezulton të kenë patur përhapje të vrullshme të virusit, por rezulton që është ende në ngjitje dhe nuk ka filuar fazën e stabilizimit.