Ish-ministri socialist, Taulant Dedja: Rama e ka urryer përherë Kosovën

Ish-ministri i PS dhe një prej socialistëve më të vjetër dhe stoik, Taulant Dedja shprehet se Kryeministri Edi Rama e ka urryer gjithmonë Kosovën.

Në një postim në Facebook, Dedja shkruan se “Sot qeveria shqiptare, për fat të keq drejtohet nga personi i cili sipas dijenive të mia, është i vetmi politikan shqiptar i tranzicionit qe e ka urryer gjithmonë Kosovën”.

Më tej, Dedja shton se “Më kot lodhet të bëjë pis liderin e opozitës që në kohën e luftës apo pas saj, e vetmja gjë që kishte në dorë ishte përkthimi. Edi Rama, e ke të prerë biletën“!

Statusi i plotë i ish-ministrit socialist, Tualant Dedja në Facebook

EDI RAMA E URREN KOSOVËN
Sot qeveria shqiptare, për fat të keq drejtohet nga personi i cili sipas dijenive të mia, është i vetmi politikan shqiptar i tranzicionit qe e ka urryer gjithmonë Kosovën. Më kot lodhet të bëjë pis liderin e opozitës që në kohën e luftës apo pas saj, e vetmja gjë që kishte në dorë ishte përkthimi. Edi Rama dije se e ke prerë biletën! Te fala ke nga ai të cilit një ditë para se ta niste qeveria në Tropojë në vitin 1998, më 12 Qershor në Hotel Dajti iu drejtove me shprehjen “Të rroni vetë”! Ndërkohë, me keqardhje konstatoj këto ditët e fundit se edhe njëherë tjetër, keqpërdorimi i Kosovës dhe luftës së UÇK për qëllime politike në Tiranën “londineze” është kthyer në “folklor” të pështirë dhe të rëndomtë. Për ti bërë shërbimet e radhës antikombëtarit Edi Rama kanë nxjerrë të gjithë lugën nga brezi dhe hanë me nder… njerëz që nuk dinin si shkohej në kufirin Verior dhe atje ku bëhej luftë në vitet 1998-1999, apo që e zbuluan atë pasi ndërhynë forcat e NATO-s nga toka dalin e bejnë ekspertin, si xha Beqo te filmi “Kapedani” që “luftoi” 6 muajt e fundit kundër gjermanit. Vemje të ndyra, shërbëtorë të fëlliqur!

 

SHKARKO APP