Ish-ministri Bushati sulmoi Ramën. Reagon Mimi Kodheli: Ditmir Bushati mbetet vlerë për PS

Kandidatja për deputete e Partisë Socialite në qarkun e Tiranës, Mimi Kodheli, ka folur për pozicionin e 21-të në listë, ku tha me bindje se nuk do ta pranonte këtë renditje nëse nuk do të kishte sigurinë për thyerjen e herësit e për të marrë mandatin e deputetes.

Në një intervistë për “Klan News”, Mimi Kodheli foli për mikun dhe bashkëpunëtorin e ngushtë Ditmir Bushati, i cili u la jashtë nga listat e PS-së, por mesa duket jo nga politika. Deputetja socialiste la të kuptohej se bashkëpunimi me ish-minstrin e Jashtëm, vazhdon ende duke paralajmëruar projekte të mëdha në të mirë të vendit. “Mund fare mirë të ishte në listë, por dikush vendos të jetë në politikë nga një pozicion tjetër. Jo domsdoshmërisht ata që hyjnë në godinën pas shpinës sime janë të vetmit që merren me politikë, fusha e veprimit të Ditmirit është e gjërë dhe shpresoj se bashkë do ia arrijmë të bëjmë projekte të mira për vendin”, tha Kodheli për Klan News.

Një ditë më parë, ish-ministri Ditmir Bushati hodhi akuza të forta kundër Edi Ramës dhe mënyrës sesi po e drejton ai PS.

https://arkiva.kohajone.com/ish-ministri-bushati-hedh-bomben-kryeministri-rama-ishte-me-vucic-per-ndarjen-e-kosoves/

SHKARKO APP