Ish-ministri: Urgjent dezinfektim i bregdetit

Ish-ministri Edmond Panariti ka kërkuar nisjen urgjente të deinfektimit të bregdetit dhe plazheve. Në një reagim në Facebook, Panariti shprehet se këto zona janë bartëse infeksioneve në çdo kohë dhe këtë vit duhen marrë masa më ekstreme.

“Bashkitë të dezinfektojnë zonat bregdetare në administrim, nga mushkonjat dhe në përgjithësi nga insektet gjakthithës. Sepse një pjesë e mirë e tyre janë bartës të sëmundjeve infektive. Sepse valë të tjera virozash të transmetuara nga insektet mund të shfaqen edhe përtej COVID- 19? Sepse vetëm 4 vitet e fundit Ballkani Perëndimor dhe ne jemi prekur nga dy viroza të transmetuara nga mushkonjat dhe insekte”,- shkruan Panariti.

Mesazhi i plotë i Edmond Panariti në Facebook:

“Urgjent dezinfektimi i bregdetit, plazheve nga mushkonjat dhe insektet! Janë bartëse potenciale të infeksioneve.

Bashkitë të dezinfektojnë zonat bregdetare në administrim, nga mushkonjat dhe në përgjithësi nga insektet gjakthithës.

Sepse një pjesë e mirë e tyre janë bartës të sëmundjeve infektive.

Sepse valë të tjera virozash të transmetuara nga insektet mund të shfaqen edhe përtej COVID- 19?

Sepse vetëm 4 vitet e fundit Ballkani Perëndimor dhe ne jemi prekur nga dy viroza të transmetuara nga mushkonjat dhe insekte.

Në vitin 2018, Ethet e Nilit Perëndimor prekën Ballkanin. Transmetues ishin mushkonjat.

Në Serbi, Greqi, Itali u prekën me qindra dhe u regjistruan dhjetëra të vdekur madje edhe Kosova raportoi vdekje. Ne zyrtarisht nuk u prekëm, e theksoj zyrtarisht.

Por dy vite më parë u prekën rëndë lopët (100 mijë) nga virusi i dermatozës nodulare i transmetuar nga një lloj insekti fluturues gjakpirës. Vdiqën (ngordhën) 1200 lopë. Për fat virusi nuk kalonte te njeriu këtë herë.

Në të gjithë vendet e rajonit, dezinsektizimi (dezinfektimi) fillon me trajtimin e këtyre zonave në muajt Mars – Prill kur këto insekte janë ende në stadin e larvave.. Mund të jemi vonë duhet vepruar!”.

SHKARKO APP