Ish-ministrja e Integrimit, Gjosha: Edhe kur të anëtarësohemi në BE do kemi shumë mangësi

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, mbetet skeptike nëse drita jeshile do të hapet nga Bashkimi Europian për Shqipërinë.

“Jam skeptike. Uroj që politika më e gjerë dhe pjesa gjeostrategjike, ajo që ndodh sot edhe në vende të tjera që janë shumë afër Bashkimit Europian por edhe Ballkanit, të bëjë që BE të ketë një vendimmarrje pozitive ndaj projektit të zgjerimit”.

Tirana zyrtare ka hedhur në lojë propozimin e ndarjes nga Maqedonia e Veriut. Ish-deputetja e LSI-së nuk beson që kjo do të ndodhë.

“Edhe në momentet kur Maqedonia e Veriut ka qenë gati për të vazhduar me procesin e negociatave, fatkeqësisht ka qenë Shqipëria ajo që e ka penguar”.

SHKARKO APP