Ish-presidenti Moisiu: Basha dhe Berisha të mendojnë për vendin, PD po dobëson opozitën
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu thotë se ”lufta” mes Berishës dhe Bashës duhet që të marrë fund dhe që në radhë të parë duhet të mendojnë për vendin dhe pastaj për veten.
”Sigurisht politika shqiptare është komplikuar, është lufta brenda llojit, por ndonjëherë këto gjëra bëjnë mirë. Bëjnë mirë sepse edhe brenda llojit duhen hequr ca gjëra që kanë hyrë si kanë hyrë, por tani janë të dëmshme dhe duhen pastruar. Kështu që mendoj se nuk është gjë e keqe”, tha ish-presidenti për ”Euronews Albania”.
I pyetur se si e sheh rikthimin e Sali Berishës në krye të PD, ish-presidenti tha se çdo njëri ka një periudhë që është aktiv dhe duhet të shërbejë dhe pastaj vjen një moment kur duhet të mënjanohet. Për të ajo që po ndodh në PD e dobëson opozitën.