Ish-Presidenti Moisiu zbulon një akuzë të DASH për Berishën: Shantazh mafioz për shkarkimin e Prokurorit

Ish-Presidenti Alfred Moisiu ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen “non grata” të ish kryeminstrit Sali Berisha.

Sipas Moisiut, në dosjen e DASH për Berishën, është edhe një episod shantazhi që ka ndodhur në kohën kur Berisha ishte kryeministër i vendit dhe Moisiu president.

Ish-Preidenti ka deklaruar se ish-drejtori i Aviacionit Civil në atë kohë, Gazment Dibra, në emër të kryeministrit të asaj kohe, ka shantazhuar nipat e Moisiut me këto fjalë: “‘Thojini dajës që të firmosë shkarkimin e prokurorit edhe cdo gjë zgjidhet mirë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishte një rikatim (shantazhim) i tipi mafioz. Si ka mundësi? Si ka mundësi që kryeministri t’i bëjë rikatim presidentit, kryetarit të shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sigurisht ai nuk e bëri vetw këtë, Gazmend Dibra, se s’mund të merrte përsipër një gjë të tillë, se nuk ishte aq budalla.

Këto gjëra janë minim i demokracisë. Pra, një nga akuzat që i bëhet atij nga DASH është pikërisht kjo. Domethënë kjo nuk është e re, nuk është e padëgjur, se budallenj nuk jemi, ky popull nuk është budalla”, deklaroi Moisiu në emisionin Spotlight në Vizion Plus.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?