Ish-presidenti Topi: Basha të bëhet i gjallë tani, kaosi brenda PD edhe për faj të tij

Ish-presidenti Bamir Topi thotë se kaosi që është brenda PD-së zyrtare është edhe për shkak të mungesës së Lulzim Bashës. Ish-presidenti thotë se duhet të “ishte bërë i gjallë”.

“Kisha pritur që Basha të ishte bërë i gjallë. Ku është? Ai mund të shfaqet nesër, çfarë vlerë ka. Nuk është e thënë që i gjithë fluksi shkon te Berisha, ka shumë njerëz që kanë shkuar te Basha në linjë natyra, por kur shohin që pika e tyre e referimit nuk shkon. Ajo situatë kaotike te PD zyrtare vjen edhe për shkak të mungesës së Bashës. Ai të japë dorëheqjen, pro duhet të ishte aty të jepte mendim”, tha Topi.

Po ashtu Bamir Topi i ka dhënë përgjigje se përse në PD nuk ka emra të rinj për të krijuar një lidership të ri. Ai tha se aty është krijuar një mekanizëm që e shkatërron një të ri me anë të shantazheve, sulmeve apo ndërhyrjeve të tjera ekonomike.

SHKARKO APP