Ish-prokurori Hajdari: Procesi ndaj Berishës në GJKKO do të jetë i gjatë

Ish-kryeprokurori Shkëlqim Hajdari, ka folur në lidhje me punën e SPAK në shënjestrimin e zyrtarëve të lartë dhe jo vetëm.

I pyetur në lidhje me procesin ndaj Berishës, ai u shpreh se çështja është tashmë në dorën e gjyqtarit paraprak, i cili do të vendosë nëse çështja do të shkojë për gjykim apo do të kthehet pas. Edhe në momentin e çuarje së çështjes për gjykim, Hajdari u shpreh se do të ketë një proces i gjatë pasi zoti Berisha dhe avokatët e tij nuk kanë zgjedhur të ndjekin rrugën e procesit të shkurtuar.

“Proces i vështirë për SPAK sepse nuk e lehtë edhe për shkak të historisë së hetimit të zyrtarëve të lartë. Më në fund çështja ka përfunduar pavarësisht trysnisë së madhe me ose pa të drejtë nga përkrahësit e zotit Berisha. Prokurorët kanë bërë detyrën dhe tani gjykatës paraprak vendos nëse çështja kalon për gjykim ose kthehet pas.

Shumë shpejt do të shohim rrugën që do të marrë kjo çështje. Procesin e pres të gjatë, sepse nuk do të kemi gjykim të shkurtuar por gjykim normal. Procesi do të vijojë disa muaj. Kjo çështje do të ketë gjithë kohës para publikuar për interesin që ka. Publiku do të jetë pjesë e kësaj vendimmarrje”, tha në ”News 24”.

SHKARKO APP