Ish të përndjekurit, Klosi: Ndryshimet ligjore shumë shpejt në parlament

Katër vjet nga greva e ish të përndjekurve politikë për mohimin e të drejtës së dëmshpërblimit financiar, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë organizoi takimin me ish grevistë dhe familjarë të Lirak Bejkos, grevistit që humbi jetën.

Nga ky aktivitet ministri Klosi lancoi edhe nismën ligjore të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, për rihapjen e të drejtës së aplikimit nga rradhët e ish të përndjekurve.

“Ndaj kemi propozuar në ndryshimet e reja  ligjore përfshirjen për herë të parë në skemën e dëmshpërblimit,  të të gjithë atyre ish të dënuarve që kanë vuajtur vetë dënimin, e që janë gjallë, por që nuk arritën të aplikonin në kohë në 2009, duke humbur në këtë mënyrë të drejtën e dëmshpërblimi. Ne propozojmë që ata ta rifitojnë këtë të drejtë, duke hapur të drejtën për riaplikim dhe duke marrë të drejtën e përfitimit”, theksoi Klosi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi  vuri theksin tek   indiferenca e pushtetit të djeshëm ndaj shtresës së ish të të përndjekurve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me të drejtë shumë prej jush atë ditë u shprehën se Lirak Bejko u dogj nga indiferenca e pushtetit. Më shumë sesa një grevë për procesin e detyrueshëm ligjor të dëmshpërblimit financiar, që ju mohuan për vite me rradhë, greva juaj e urisë, ishte uria juaj për t”ju cuar dinjitetin në vend”.

Ministri Klosi deklaroi se kjo qeveri po mban angazhimin e saj për përmbylljen e procesit të dëmshpërblimit të ish të përndjekurve, kur në tre vjetë janë dhënë katër këste.

“Më lejoni të shpreh kënaqësinë time që sot kemi mbërritur në këstin e 6 – shtë,  dëmshpërblim që është lëvruar tashmë për 1100 nga 2400 përfitues të kësaj kategorie” , tha ai.

Në fund të aktivitetit u shpërndanë edhe certifikatat e këstit të 6 – të për kategoritë parësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?