Ish-zëdhënësi i Fatos Nanos: Boll më kundër Tosit… llogaria kaloi!

Ish-zëdhënësi i ish-kryeministrit Fatos Nano, Ylli Dylgjeri ka ironizuar deklaratat e ish-shefit të tij mbrëmjen djeshme në emisionin “Opinion”.
Përmes rrjeteve sociale, ai bën thirrje që të ndalojnë komentet ndaj Nanos, pasi llogaria i kaloi, duke nënkuptuar shërbimin që ai i bëri pasardhësit të tij në Partinë Socialiste, Edi Ramës.
Ironia e Dylgjerit
Thirrje Rrjetit në FB:
Të gjithë Portaleve!
Të gjithë Mediave!
Trupit Diplomatik
Komisionit të Pandemisë
Ju lutem boll! Boll me shkrime kundër Fatos Nanos.
Ai tani e kuptojë gabimin. Nuk e bën më. Eshtë betuar.
Mosha bën të vetën….Llogaria kaloi.
Prandaj: Heshtni!
Përndryshe…do ta krijojë prapë “LEVIZJEN NANO”.
Pastaj gjeni vend e futuni. U dola borxhit.
ish/Zëdhënësi i LEVIZJES NANO

SHKARKO APP