Ish-Zëdhënësi i Pentagonit: Edi Rama në krye të grupit të korruptuar

Deklaratat e ashpra të kryeministrit Edi Rama kundër Donald Trump janë kritikuar së fundi nga ish-zëdhënësi i Pentagonit, J.D Gordon.

Ky i fundit gjatë një interviste televizive për Fox Business, ka thënë se kryeministri shqiptar Edi Rama po udhëheq një parlament të korruptuar dhe se është i lidhur me korrupsionin.

Më tej ai kujtoi miqësinë e Ramës me Goerge Sorros.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E dini që këtë javë ishte në washington miku i ngushtë i George Soros, i cili ka qenë i ftuar nderi në dasmën e Edi Ramës. Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë zhvilloi takime në Shtëpinë e Bardhë. Ky njeri foli për Donald Trump dhe tha që përbën rrezik për civilizimin. Dhe e dini kush e thotë këtë, Edi Rama i cili është në krye të një parlamenti të korruptuar, që është i lidhur me korrupsionin. Ne duhet t’u themi këtyre liderve europianë që të mos fusin hundët në politikën tonë të brendshme”, tha  ish-zëdhënësi i Pentagonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shihni më poshtë videon duke nisur nga momenti 02:01 minuta, kur nis të flitet për Sorros dhe Ramën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?