Ish-zëvendëskryeministri Erjon Braçe thërret në interpelancë qeverinë Rama
Ish-zëvendëskryeministri i PS, Erjon Braçe, aktualisht deputet i Partisë Socialiste ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm se ka thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama për rritjen e çmimeve të frutave dhe perimeve.
Braçe njihet për kritikat e tij ndaj qeverisë së PS dhe në një postim në rrjetet sociale shkruan:
#PËRBUJQIT
#PËRPUNËN
#PËR ÇMIMET
INTERPELANCË NË KUVEND ME #QEVERINË! ÇMIMET E USHQIMEVE/PERIMEVE FRUTAVE TË FRESKËTA JANË RRITUR; POR JO NGA FERMERI!
Ndërkohë; ÇMIMET E LËNDËVE TË PARA NË BUJQËSI JANË TREFISHUAR! Kostot e bujkut janë rritur, çmimet e prodhimeve të tij JO! Raporti mes çmimit të imputeve dhe çmimit të produktit të bujkut është tmerrësisht i padrejtë:
1 kg URE kushton 110 lekë, por 1 kg GRURË kushton 30 lekë; 1 kg DAP kushton 110 lekë, por 1 kg MISËR kushton deri 38 lekë; 1 kg NITRAT kushton 90 lekë, por 1 kg DOMATE (më e mira) kushton 50 lekë! ÇMIMET E DREJTA TË LËNDËVE TË PARA, POR EDHE PRODUKTEVE TË BUJKUT, JANË DETYRË E QEVERISË!
Kërkesa e ish-zv/kryeministrit Braçe do të krijojë tension në sallën e parlamentit me kolegët e tij socialistë, të cilët e quajnë deputetin Braçe si njeri që po insiston të krijojë përplasje në PS.
Edi Rama e ka hequr që tani nga lista e ardhshme për deputet dhe do të ketë fatin e ish-ministrit të jashtëm, Ditmir Bushati; në mos edhe më keq.
Erjon Braçe njihet per stoicizmin e tij në raport me të këqijat e qeverisjes. Bile kur ishte zv/kryeministër dhe kërkonte penalizim të zyrtarëve të lartë socialistë që fusnin duart në buxhetin e shtetit, ai ka këmbëngulur se duhen penalizuar.
Prej këtyre qëndrimeve parimore Erjon Braçe si zv/kryeministër gjatë kohës që ishte përkrah kryeministrit, ky i fundit nuk e ka pritur në zyrë më shumë se tre herë përgjatë katër viteve të kaluara.
Me sa duket ndaj nuk e emëroi ministër në qeverinë e sotme dhe ky spostim e ka acaruar deputetin Braçe. Por jo vetëm ky rast, pasi Braçe ka dokumente e fakte për korrupsionin në qeveri dhe mezi pret të përballet me kryeministrin live në Parlament.
Akoma nuk dihet nëse Edi Rama do të pranojë të përballet me ish-zëvendësin e tij në qeveri.