Ish-zëvendëskryeministri i kthehet Lulzim Bashës: Ke 3 orë që flet, mjaft mo burrë!

Lulzim Basha ka marrë sërish fjalën në Kuvend, ndërsa Erion Braçe dhe Taulant Balla kanë reaguar menjëherë.

Secili prej tyre thanë se Basha ka 3 orë që flet dhe nuk duhet të flasë më as për replikë. Kryetarja e Kuvendit i dha të drejtën e fjalës vetëm duke respektuar rregulloren.

Braçe: Nuk ka më kuptim tani. Ka tre orë që flet.

Balla: Jo nuk e merr dot më fjalën. As Braçe, as njëri.

Basha: Për replikë.

Braçe: Ke 3 orë që flet. Dërr dërr dërr. Boll mo burrë.

SHKARKO APP