Ish-zv.ministri i Shëndetësisë lë paraburgimin dhe dëshmon në Komisionin e Sterilizimit

Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj ka lënë paraditen e sotme paraburgimin për të dëshmuar në Komisionin e Sterilizimit.

Prokuroria e Posaçme i dha leje që Rrepaj të lërë qelinë e paraburgimit dhe të paraqitet fizikisht në komision. Kjo është hera e parë që një i paraburgosur merret në pyetje nga deputetët.

“Mendoj se të thuash po hetojmë projektin e sterilizimit nuk është e drejtë. Është në kurriz të gjithë aktiviteteve të tjera që kryhen brenda këtij projekti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të ishte mire që kur themi sterilizimi të kuptojmë një projekt që ka objektin e vet, ofrimin e setit të instrumenteve, ofrimin e veshjeve një-përdorimshe për personelin mjekësor, dezinfektimin e sallave, trajtimin e mbetjeve me risk biologjik si dhe administrimin e repartit qendror të sterilizimit. Janë këto elementë që përmbajnë projektin që nuk është vetëm sterilizimi. Sterilizimi është vetëm një nën komponente e komponentes së ripërshatjes dhe riintegrimit të instrumenteve kirurgjikale”, ka thënë Rrjepaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, do merren në pyetje edhe dy prej anëtarëve të komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini. Të dy janë në masë detyrim paraqitjeje, por edhe për ta SPAK ka dhënë leje që të pyeten nga Komisioni.

Ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të dëshmojë më 3 tetor.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?