Ish-zv.ministri kundër Ramës: Kjo mazhorancë që nuk bën dot “zap” një drejtoreshë e jo më Berishën

 

Ish-zv.ministri i Mbrojtjes Dritan Hila duket se është larguar nga qeveria pa dëshirën e tij megjithëse zyrtarisht ai dha dorëheqjen. Kjo vërtetohet te disa deklarata gjithnjë e më të forta kundër qeverisë apo dhe vetë kryeministrit Rama. Në faqen e tij në Facebook, Hila ka komentuar incidentin e ndodhur në Komisionin e Ligjeve me drejtoreshën e Pastrimit të Parave.

“Revolucionet bëhen për 10 ditë. Llogjet tirren për 10 vjet. Kjo maxhorancë nuk bën dot zap një drejtoreshë rrugaçe, jo të bëjë Berishën. Bëjuni seriozë ju lutem” – shkruan Hila në Facebook duke iu përgjigjur komenteve të miqve të tij.

Hila komentoi më herët edhe padinë që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka bërë ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha. Ai ka zgjedhur ta quajë ministrin me nofkën “Sajmeja”.

“Sajmeja ka paditur BB-të (Bashën & Berishën) për helmatisje me helicopter. E majta kundër Berishës nuk qullosi gjë në ’97-’98 pas 3000 të vrarëve dhe një grushti shteti që tundën vendin; që kishte prokurorin e vet, jo më sot kur gjithë prova qenka një shkresë. Me kë do ta përndiqni, me Adriatik Llallën? Me kë do ta dënoni, me gjykatësit që kanë mbaruar magjistraturën e Ristanit e marrë firmën e Nishanit? Në keni perëndi, mos na bëni rishtaz gazi i botës dhe i jepni rast Berishës t’na thyejë hundët përsëri, e pastaj të bëjë store nga parlamenti. Nuk i bëjnë dot gjë Berishës, ata që ju ka shkulur dhëmbët njëherë ai”, – shkruan Hila

SHKARKO APP