Ish-zv/ministrja Rovena Voda dënohet me 10 muaj burg

Me 10 muaj burg e ka dënuar Gjykata e Posaçme ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Vodën, e cila u vu në pranga pasi mori ryshfet për të punësuar një person në ministri.

Voda u dënua me 1 vit e 3 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, do të vuajë vetëm 10 muaj në qeli. Po ashtu edhe dy të pandehurat e tjera, Florida Beu dhe Majlinda Hasanin janë dënuar me nga 10 muaj burg.

SPAK kërkoi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda dhe nga 15 muaj për Florida Beun dhe Majlinda Hasanin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?