Ish-zv/presidenti i SHBA-së, Mike Pence viziton kampin e muxhahedinëve në Manzë

Ish-zv/presidenti amerikan Mike Pence, ka mbërritur në Tiranë dhe ndalesën e parë e ka bërë në Manzë, në kampin e muxhahedinëve. Mësohet se të pranishëm janë Taulant Balla, Enkelejd Alibeaj, Monika Kryemadhi dhe deputetët e të tre forcave politike.

Pence, sapo ka mbërritur është takuar edhe me Presidenten e sapozgjedhur të NCRI Maryam Rajavi dhe tani pritet të takohen me ata që pësuan abuzime të të drejtave të njeriut dhe do të mbajë një fjalim politik.

Pence po viziton selinë e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, një grup përfaqësues për grupet disidente që kundërshtojnë regjimin dhe që gjetën një mbështetje nga një numër zyrtarësh të epokës Trump, duke përfshirë ish-Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.

Ai kishte folur në një ngjarje të NCRI vitin e kaluar kur kishte paralajmëruar për rreziqet e dobësisë nga Perëndimi ndaj Teheranit.

SHKARKO APP